Zjarri në Rriban del jashtë kontrollit/ Kërkohet ndërhyrje urgjente nga ajri

Publikuar me datë:

Vatra e zjarrit në fshatin Rriban, në Bashkinë Mallakastër, është përhapur ndjeshëm gjatë natës, duke rritur rrezikun që flakët të depërtojnë në masivin pyjor të fshatit Lofkënd.
Sipas autoriteteve, situata paraqitet kritike, ndërsa forcat në terren janë përqendruar në dy drejtime kryesore, në Rriban dhe Lofkënd, me synimin për të frenuar avancimin e flakëve.

Aktualisht në operacion janë angazhuar: 5 mjete zjarrfikëse nga Mallakastra, Fieri, Roskoveci, Berati dhe Kuçova, 30 efektivë të shërbimit zjarrfikës;, 35 forca të bashkisë; 2 autobote me ujë si dhe pritet t’u bashkohen operacionit 35–40 trupa të Forcave të Armatosura.

Autoritetet bëjnë të ditur se terreni i vështirë, bimësia e dendur, shtrirja e madhe e zjarrit dhe intensiteti i lartë i flakëve e kanë bërë shumë të vështirë ndërhyrjen vetëm me forcat tokësore.
Për këtë arsye, është vlerësuar si domosdoshmëri ndërhyrja nga ajri, me qëllim izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit drejt masivit pyjor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Humb jetën 31-vjeçari në Dibër, ra në kontakt me energjinë elektrike

Një 31-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në...

Kontrolle të shtuara në rrugët e qarkut Shkodër për rritjen e sigurisë rrugore

Gjatë dy javëve të fundit, kontrollet me radarë, dronë...

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, nëna dhe djali nisen me urgjencë drejt Tiranës

Pak minuta më parë është regjistruar një aksident automobilistik...