Zjarret/ 7 vatra ende aktive, në shumicën e zonave nuk raportohet rrezik për banesat

Publikuar me datë:

Deri në orën 20:00 të datës 17 gusht 2026, në gjithë vendin janë evidentuar 13 vatra zjarri, ku 7 prej tyre mbeten ende aktive, ndërsa 3 të tjera po mbikëqyren nga autoritetet.

Shuarja e flakëve po realizohet me përfshirjen e 424 forcave operacionale dhe 14 automjeteve zjarrfikëse. Përkrahjen e kanë ofruar edhe Forcat e Armatosura, të cilat janë angazhuar me 129 efektivë, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë si dhe 2 avionë Air Tractor.

Këto janë vatrat kryesore aktive dhe masat e marra:

  • Mali i Dajtit, Tiranë – Puna në terren vazhdon me forcat e vendosura, të cilat mbështeten nga 50 efektivë të FA dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore. Nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Priska ndodhet nën kontroll dhe monitorim, ndërsa në Vakumone zjarri është izoluar dhe situata mbahet e stabilizuar.
  • Gurë-Lurë, Dibër – Vijon angazhimi i madh me 180 forca bashkiake, 15 forca policore, 30 efektivë të FA dhe 2 avionë Air Tractor. Hapja e korridoreve ka ndihmuar në frenimin e përhapjes së zjarrit drejt banesave, duke eliminuar për momentin çdo rrezik për popullsinë.
  • Qafë Helmës – Flakët janë shuar nga krahu i Bulqizës, ndërsa drejt Selishtës vatra mbetet aktive, por nuk ka rrezik për banorët lokalë.
  • Bruç, Mat – Operacionet vazhdojnë në një terren të vështirë me pjesëmarrjen e forcave lokale dhe vullnetarëve, të cilët mbështeten edhe nga një helikopter i FA. Nuk ka raportime për rrezik ndaj banesave, staneve ose blegtorisë.
  • Lufaj, Mirditë – Strukturat operacionale janë në krye të punës, ndërsa 2 mjete zjarrfikëse të FA me 9 efektivë janë pozicionuar në afërsi të banesave në lagjen Caraj për të qenë të gatshëm. Deri tani, vatra nuk përbën rrezik për banesat.
  • Fushë-Lajë, Pukë – Aksioni vazhdon me pjesëmarrjen e 9 efektivëve të MZSH, 7 forcave pyjore, 46 punonjësve bashkiakë, 16 vullnetarëve dhe 40 efektivëve të FA. Raportohet se nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, zjarri në zonën e Rrjollit është shuar në tërësi.

Situata monitorohet dhe menaxhohet me përfshirje të koordinuar të strukturave të Mbrojtjes Civile, duke përqendruar kapacitetet tokësore dhe ajrore tek vatrat më problematike. Në pjesën më të madhe të zonave të prekura nuk ka rrezik për banesat, ndërsa disa vatra tashmë janë të izoluara, të kontrolluara ose të fikura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pas anulimeve të koncerteve në Evropë, Kanye West i drejtohet Rusisë

Kanye West pritet të performojë në Shën Petersburg në...

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktores amerikane Hayden Panettiere

Hayden Panettiere, aktorja amerikane, ka pësuar një arrest kardiak të shtunën pas një mbidoze të dyshuar në apartamentin e saj në Karolinën e Jugut, sipas një regjistrimi të arritur nga New York Post për komunikimet nga shërbimet e urgjencës. Një telefonatë në 911 u bë nga një apartament në Greenville, Karolina e Jugut, në orën […]

Shpërthen motori i një skafi në Vlorë, pësojnë djegie 2 persona

Dy persona janë lënduar nga djegiet që kanë pësuar...