Zjarr në një hotel në Lungomare të Vlorës, 7 persona të plagosur – dy dërgohen në Tiranë

Publikuar me datë:

Një hotel në zonën e Lungomares në Vlorë është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar disa persona të plagosur. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Zjarri është bërë i mundur të lokalizohet.

Shtatë persona janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore. Dy prej tyre janë transportuar drejt Tiranës për trajtim më të specializuar, ndërsa katër të tjerë mësohet se i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

Sipas të dhënave paraprake, të plagosurit janë gjashtë shtetas nga Kosova dhe një shtetas nga Rrësheni.

Dyshohet se flakët kanë nisur fillimisht nga një lokal në katin e parë të godinës dhe më pas janë përhapur në katin e dytë, ku ndodhej hoteli.

Për t’u shpëtuar flakëve dhe tymit, disa nga personat që ndodheshin në hotel janë detyruar të hidhen nga dritaret.

Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit, ndërsa vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related