Zhupa: Paketa e Maleve, paketa e tjetërsimit të pronës private

Publikuar me datë:

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën Ina Zhupa, ka reaguar ashpër ndaj asaj që e cilëson si “paketa e tjetërsimit të pronës private”, duke akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se po favorizojnë klientelën në kurriz të qytetarëve.

Sipas Zhupës, nisma për “Paketën e Maleve”, e prezantuar fillimisht si një projekt për zhvillimin dhe rivitalizimin e zonave malore, është shtrirë në mënyrë abuzive edhe në fusha, kodra dhe bregdet, duke rrezikuar të drejtat e pronarëve që nuk kanë mundësi ekonomike për të investuar.

Ajo thekson se kjo qasje përbën një goditje ndaj shtetit ligjor dhe cenon rëndë të drejtën e pronës, duke e cilësuar të gjithë procesin si “vjedhje të madhe” në dëm të qytetarëve të ndershëm.

Reagimi i Ina Zhupës: 

Paketa e maleve ose paketa e tjetërsimit të pronës private. Për ata që nuk kanë para të investojnë në pronat e tyre, për ata që nuk ndërtojnë dot resorte, agroturizëm apo çdo lloj aktiviteti tjetër ekonomik, për ata nuk ka pronësi.
Për ata nuk ka toka!

Vetëm të pasurit, ata që kanë para të investojnë, ata që janë miqtë e Edi Ramës.
Ata mund të gëzojnë, përveç tokave publike që ua dhanë për një copë buke, tanimë do t’u japin edhe tokat private, me justifikimin se këta i punojnë. Ky është fundi i shtetit ligjor!
Është fundi i Kushtetutës dhe është fundi i respektimit të pronës si një e drejtë e shenjtë.

Paketa e maleve u nis dhe u zbatua me idenë që do të ndërtoheshin dhe do të rivitalizoheshin malet shqiptare,
atje ku nuk kishte kërkesë për të ndërtuar apo për të jetuar.

Ndërkohë, nga malet i zbritën në fusha, në kodra, në bregdet dhe kudo, vetëm e vetëm për të vjedhur tokën e njerëzve të ndershëm, që ndoshta janë në pamundësi ekonomike.

Paketa e maleve është paketa e vjedhjes së madhe!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...