Zhgënjyese/ Partizani regjistron rekordin më negativ që pas rikthimit në Superiore

Publikuar me datë:

Partizani pësoi zhgënjimin më të madh dje, duke qenë se u mposht nga Egnatia. Kampionët fituan me rezultatin 2-0 në Rrogozhinë. “Demat” mbeten kështu jashtë Final Four dhe rrjedhimisht pa Europë.

Pas fitores së pastër me Dinamon në ndeshjen e fundit të fazës së tretë, Partizani u fik. Madje, rezulton se ka regjistruar edhe rekordin më negativ që prej rikthimit në Abissnet Superiore.

Nuk kishte ndodhur asnjëherë, që Partizani të qëndronte për plot tetë javë pa fitore. Janë vetëm 3 pikë të grumbulluara gjatë fazës së katërt, që dogjën gjithë sezonin te “demat”. Për më tepër, plot 18 gola të pësuar dhe vetëm shtatë të shënuar, bëjnë që Partizani të ketë formën më të keqe nga klubet e tjera.

Fitorja ndaj Dinamos ndërkohë ishte dy muaj më parë. Partizani po e mbyll sezonin në krizë, ndërsa regjistroi edhe rekordin më negativ që pas rikthimit në elitë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Belind Këlliçi publikon foton e Olsi Ramës me Gert Hakën: Ja si u bënë pronarë të kazinosë në “Air Albania”

Belind Këlliçi, nënkryetar i Partisë Demokratike, ka intensifikuar akuzat...

Trump kritikon Netanyahun për të dytën ditë radhazi, para takimit në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Trump kritikoi publikisht kryeministrin izraelit, Benjamin...

Kroacia bllokon Malin e Zi. Veto për kapitullin e politikave të jashtme

Mali i Zi, së bashku me Shqipërinë, renditet ndër...