Zelandë e Re/ Stuhitë godasin vendin, mijëra banorë mbeten pa energji elektrike, anulohen fluturimet

Publikuar me datë:

Mijëra njerëz në Zelandën e Re janë lënë pa energji elektrike si pasojë e stuhive të rënda që kanë prekur gati tërë territorin, një ditë pas kalimit të një sistemi me presion të ulët që shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje toke.

Sipas “Powerco”, kompanisë që ofron energji, sot janë regjistruar mbi 3,000 ndërprerje të energjisë elektrike, me rajonet qendrore të vendit, ku jetojnë rreth 5.3 milion banorë, duke u goditur më shumë nga stuhitë.

Kryeqyteti Wellington është një nga zonat më të prekur; reshjet e mëdha dhe erërat e forta kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturë dhe kanë ndërprerë shërbimet.
Rreth 200 fluturime për në dhe nga kryeqyteti i Zelandës së Re janë anuluar për shkak të kushteve të këqija të motit.

Autoritetet vendore janë duke u angazhuar për rikthimin gradual të furnizimit me energji dhe po monitorojnë vazhdimisht situatën për rreziqet e mundshme nga rrëshqitjet e tokës. Parashikimet meteorologjike tregojnë se edhe në disa zona do të mbizotërojnë kushte të paqëndrueshme. Rreth 200 fluturime për në dhe nga kryeqyteti i Zelandës së Re u anuluan të premten për shkak të motit të keq.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pse i kemi çmimet kaq të shtrenjta? TVSH e ushqimeve, ndër më të lartat në Europë

Qeveria po kërkon ta frenojë shtrenjtimin e ushqimeve përmes...

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon

Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Shtator 2026, zbuloni shenjat më me fat

Dashi Edhe pse java po shkon drejt fundit, kjo nuk...