Zbulohet një tempull i shekullit 4 Para Krishtit në Shkodër

Një tempull datuar në shekujt 4-3 para Krishtit është gjetur në Shkodër, në një zonë afër Bushatit. Që prej disa vitesh, arkeologët shqiptarë dhe polakë, nën udhëheqjen e Saimir Shpuzës, po zhvillojnë gërmime që kanë nxjerrë në pah struktura të qytetit antik, i njohur si Basania, ndonëse ende nuk janë zbuluar mbishkrime që konfirmojnë emrin e saj të lashtë.

“Një strukturë që mund ta identifikojmë si një tempull është zbuluar në majën e kodrës, dhe kjo daton në shekujt 4-3 para erës sonë. Po ashtu, u gjet edhe një fragment fortifikimi që i përket më vonë, ndoshta shekullit 2-1 para erës sonë,” deklaroi Saimir Shpuza për Balkanweb.

Qyteti antik që ndodhet pas kodrave pranë Bushatit, vazhdon të sjellë çdo vit prova arkeologjike nga shekulli 4 para Krishtit. Deri tani, janë zbuluar një portë e madhe, një sallon pritjesh dhe një tempull. Arkeologët janë angazhuar në kërkimin e një qytetërimi që daton mbi 2 mijë vjet më parë. Elementet e këtij qyteti të humbur ilir fillojnë në afërsi të rrugës nacionale, në vendin ku ndodhet porta jugore. Duke rindërtuar imagjinativisht qytetin e vjetër, kërkimet e arkeologëve zbulojnë çdo vit elemente të reja, përfshirë sallone pritjesh që ndihmonin në organizimin e festave ilire. Në Mesjetë, zona iu dha Skënderbeut nga venecianët. Ky qytet ilir, i shtrirë në 20 hektarë, ndodhet në kodrën ku u vërtetua praninë e një tempulli dhe përmban 19 vendbanime të tjerë nga periudha të ndryshme historike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe