Policia e Durrësit ka finalizuar sot në 1 shtator operacionin e koduar “Midsummer”, duke zbardhur 8 raste vjedhjesh të kryera gjatë muajve korrik dhe gusht 2026.
Në kuadër të hetimeve janë identifikuar dy persona, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këto raste. Njëri prej tyre, një 49-vjeçar banues në Durrës, është arrestuar në flagrancë pas vjedhjes së një celulari.
Ndërkohë, policia vijon punën për kapjen e bashkëpunëtorit të tij, një 32-vjeçar nga Durrësi. Sipas hetimeve, dy të dyshuarit kanë kryer gjashtë vjedhje portofolash, celularësh dhe sendesh personale, si dhe dy raste të vjedhjes së matësve të energjisë elektrike.
Hetimet vijojnë për të zbardhur edhe raste të tjera vjedhjesh që mund të jenë kryer prej tyre.
Njoftimi i policisë
Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “Midsummer”, zbardhen 8 raste të vjedhjes, të kryera gjatë 2 muajve të fundit.
Identifikohen 2 shtetas, të dyshuar si bashkëpunëtorë për këto vjedhje.
Arrestohet njëri prej tyre, punohet për kapjen e tjetrit.
Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit të koduar “Midsummer”, për zbardhjen e vjedhjeve, u bë e mundur zbardhja e 8 rasteve të vjedhjes, të kryera gjatë muajit korrik dhe gusht 2026, si dhe u identifikuan 2 autorët e dyshuar.
Njëri prej tyre, shtetasi G. Th., 49 vjeç, banues në Durrës, u kap dhe u arrestua në flagrancë pas vjedhjes së një celulari.
Ndërkohë, vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit, shtetasit M. B., 32 vjeç, banues në Durrës.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë muajve korrik dhe gusht, kanë kryer 8 vjedhje të ndryshme (në 6 raste raste, vjedhje portofolash, celularësh dhe sendesh personale, ndërsa në 2 raste, vjedhje të matësit të energjisë elektrike).
Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
- Durres
- hajdutet

