Vrasja e çiftit Mujeci në Balldren, zbulohet makina e dytë e autorëve, çfarë u gjet brenda “Audi-t”

Publikuar me datë:

Policia e Lezhës ka gjetur makinën tjetër të përfshirë në vrasjen e Kreshnik dhe Gentjana Mujecit, ngjarje e regjistruar pak ditë më parë, në fshatin Balldren.

Sipas policisë, automjeti tip “Audi A4”, u gjet i braktisur në fshatin Torovicë, në një rrugë dytësore, në tokë arë, pranë një kanali. Brenda automjetit janë gjetur  dokumentacione që u përkisnin autorëve të shpallur në kërkim.

Mjeti tip Audi, dyshohet se është përdorur nga bashkautorët, të cilët kanë pasur rolin e vëzhguesve të lëvizjeve të viktimave.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe do t’i nënshtrohet ekspertizave kriminalistike, sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related