Një zjarri ka shpërthyer pak çaste më parë në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës.
Siç raportojnë burime të para, zjarri ka filluar në një zonë me shkurre dhe barishte afër ndërtesave të bllokut. Flakët janë përhapur shpejt, në sajë të erës, çka ka rritur rrezikun për ambientin përreth.
Forcat e zjarrfikëses kanë reaguar menjëherë, duke dërguar dy automjete zjarrfikëse në vendngjarje. Ato kanë arritur të izoluar flakët dhe të minimizojnë rrezikun për shtëpitë e afërta. Situata aktualisht po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga ekipet në terren.

