Vlorë/ Aksident në orët e para të mëngjesit në, 5 persona në spital

Publikuar me datë:

Një aksident automobilistik është regjistruar në orës 6-45 min në zonën e quajtur Jalë e Nartës, në lagjen “24 Maji” në Vlorë.

Në aksident janë përfshirë një mjet tip fiat dhe nje wollavagen cili transportonte gjashtë persona. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa pas përplasjes njëri prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit. Dyshohet se të plagosurit janë shtetas të huaj, me origjinë indiane dhe afgane, të cilët në momentin e aksidentit po udhëtonin drejt vendit të tyre të punës.

Mësohet se personat po shkonin drejt punes , ku ishin të punësuar. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ndërsa është kërkuar edhe ndihma e shërbimit të urgjencës.

Autoambulanca ka transportuar të lënduarit drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Ende nuk bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore.por nga pamjet duket qe te plagosurit e huaj jane shtrire ne toke dhe menpas jane shoqëruar ne spital.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën e aksidentit. Po verifikohen rrethanat në të cilat ka ndodhur përplasja, si dhe shkaqet që kanë çuar në daljen e njërit prej automjeteve nga rruga.
Pritet që në vijim të dalin më shumë detaje lidhur me identitetin e personave të lënduar dhe gjendjen e tyre shëndetësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

BE: Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

Bashkimi Evropian ka thënë se është thellësisht i shqetësuar nga ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të cilat, sipas zyrtarëve të Brukselit, bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së. Ligji u votua natën e së martës, pak para se Kuvendi të zgjidhte Justina Shiroka Pulën në krye të […]