Uzuni: Me trajnerin e ri ndryshon sistemi, sulmi ultra-ofensiv mund të na sjellë shumë gola

Publikuar me datë:

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ka folur në konferencën për shtyp në prag të miqësoreve ndaj Izraelit dhe Luksemburgut, duke komentuar ndryshimet me ardhjen e trajnerit të ri, objektivat e ekipit dhe të ardhmen e tij. Uzuni u ndal edhe te forma e skuadrës, konkurrenca për vendet titullare dhe ambiciet e Shqipërisë në kompeticionet e ardhshme ndërkombëtare.

Si ka qenë ky takimi i parë me trajnerin e ri dhe çfarë ka ndryshuar në atmosferë?

Normalisht, kur ka staf të ri,ndryshon edhe sistemi. Trajneri i ri preferon të luajë ultra-ofensiv, edhe siç ka ndodhur më përpara, sulmuesit e tij kanë shënuar gjithmonë gola.

Ka pasur zëra në mediet sportive për një transferim në Turqi. Të pëlqen të qëndrosh në Amerikë apo mendon një rikthim në Europë? Çfarë do të ndodhë me të ardhmen tënde?

Normalisht unë kam kontratë me ekipin e Austin. Kam pasur një ofertë shumë të mirë në janar, ka qenë thuajse e mbyllur si transfertë, por në momentet e fundit u prish sepse klubi i Austin-it nuk kishte shumë prurje në ekip.

A mendon që me ardhjen e trajnerit të ri fillon një cikël i ri dhe vendet në formacion janë të hapura?

 Po, normalisht secili do tregojë veten, të gjithë lojtarët kanë kualitet, të gjithë mund të luajnë titullarë në ekipin kombëtar pasi janë lojtarët më të mirë të Shqipërisë. Edhe siç e thashë, të gjithë kanë mundësinë për të luajtur titullarë.

A mendon se do të jetë ky cikël i ri për ty, individualisht, që të rikthehesh në ekipin kombëtar si ai protagonisti që ke qenë ndoshta më përpara?

I uroj shumë suksese trajnerit Silvinjo. Kemi bërë sukses me atë trajner. Për sa i përket trajnerit të ri, siç e thashë, në qoftë se ti e sheh eksperiencën më të para ku ka qenë si trajner, sulmuesit e tij kanë shënuar shumë gola edhe uroj që të ndodhë dhe te kjo gjë në kombëtare.

Trajneri i ri ka objektiva, po them vendi i parë në Ligën e Kombeve dhe kualifikimi në Europian. A i kanë dhe lojtarët të njëjtat qëllime?

Kur luan për ekipin kombëtar gjithmonë ke qëllime, pasi po luan për kombin, edhe ne duam që të dalim të parët në Nations League edhe normalisht të kualifikohemi për Europianin. Këto janë qëllime që na shtyjnë përpara. Në qoftë se një lojtar nuk ka atë urinë edhe dëshirën për të luajtur në Europian apo për të fituar, atëherë nuk është i mirëpritur në ekipin kombëtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related