Uiski japonez shitet në ankand për afro 1 milion dollarë

Publikuar me datë:

Një shishe e veçantë uiski single malt, Yamazaki 50-vjeçar, e krijuar ekskluzivisht për një klub privat elitar në Japoni, ka arritur të thyejë rekordet botërore.

Shishja me kapacitet 700 mililitra është shitur për një shumë që afrohet dyfishin e vlerës së parashikuar, rreth 1.000.000 dollarë amerikanë.

Ankandi i organizuar nga Bonhams në Hong Kong, ku morën pjesë tre ofertues, ka kaluar rekordin e mëparshëm prej rreth 790.000 dollarëve, i vendosur në vitin 2020 për një uiski 55-vjeçar Yamazaki.

Uiskiu 50-vjeçar Yamazaki është produkti i dytë më i vjetër që del nga kjo distileri, duke u prodhuar përmes tre cikleve, në vitet 2005, 2007 dhe 2011.

Shishja e 700 ml është e etiketuar me uashi, një lloj letre tradicionale japoneze, dhe është nënshkruar nga Shinji Fukuyo, një specialist nga distileria japoneze Suntory, që është edhe kompanisë mëmë e Yamazaki-t.

Besojë se ky uiski është lëshuar në treg në mesin e viteve 2000 dhe që nga ajo kohë ka qenë në pronësi private.

Uiskiu është plakur në drurin më të mirë japonez, të llojit Mizunara, dhe shishja është shitur së bashku me kutinë origjinale prej druri, e shoqëruar me një varëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related