U zhdukën në 1992, gjenden pas më shumë se tre dekadash eshtrat e dy alpinistëve belgë në Alpet Zvicerane

Publikuar me datë:

Dy alpinistë belgë të cilët rezultuan të humbur në Alpet Zvicerane 34 vjet më parë janë identifikuar pasi trupat e tyre u zbuluan nga shkrirja e akullit, njoftoi të mërkurën agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Sipas policisë rajonale të Valais, një alpinist zbuloi mbetjet në korrik në një akullnajë në jug të Zvicrës pranë kufirit italian.

Pas gjetjes, trupat u transportuan në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Spitalit Valais në Sion, ku analiza e ADN-së dëshmoi se bëhej fjalë për alpinistët që kishin humbur në zonën Weissmies në vitin 1992. Në atë kohë, të dy burrat ishin 39 dhe 41 vjeç, sipas policisë.

Policia e Valais ruan një regjistër të plotë të personave të zhdukur në këtë rajon që prej vitit 1925, përfshirë ata që janë zhdukur në terrene malore ose përgjatë lumenjve.

Në vitet e fundit, shkrirja e akullnajave ka nxjerrë në dritë gjithnjë e më shumë mbetje të alpinistëve që kanë qëndruar të bllokuar në akull për dekada, raportoi ANSA.

Rast të ngjashëm pati edhe vitin e kaluar, kur mbetjet e një alpinisti zviceran që u zhduk në 1994 u gjetën në një akullnajë në Ober Gabelhorn, në kantonin Valais.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

E rëndë në Greqi, 41-vjeçari përdhunohet nga gjashtë burra, filmohet dhe hidhet në det

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Selanik të Greqisë, ku një 41-vjeçar nga Pakistani pretendon se është dhunuar seksualisht nga gjashtë bashkatdhetarë, të cilët dyshohet se kanë filmuar abuzimin dhe më pas e kanë hedhur në ujërat e Gjirit të Thermaikos. Sipas dëshmisë së viktimës, ngjarja ka ndodhur në orët e para të së […]