U rrëzua me forcë në tokë dhe u dhunua gjatë protestës/ I riu me dëmtime në kokë dhe humbje të kujtesës, zbardhen detaje për gjendjen e tij shëndetësore

Publikuar me datë:

Kanë dalë në dritë detaje të reja rreth gjendjes shëndetësore të Muhamet Skanës, i riu që u dhunua nga forcat e policisë gjatë protestës së studentëve pranë Ministrisë së Arsimit.

Sipas një të afërmi të tij, Skanë ka pësuar humbje të kujtesës, lëndime në kafkë si dhe dëmtime në shtyllën kurrizore.

Familjari thekson se i riu aktualisht nuk është në rrezik për jetën dhe se ka filluar gradualisht të rikujtojë atë që ka ndodhur.

“Ka pasur humbje të kujtesës dhe dëmtim të shtyllës kurrizore. Është jashtë rrezikut për jetën, tani sapo ka filluar të kujtojë. Ka dëmtim të kafkës, por çdo gjë është e rikuperueshme. Edhe shtylla kurrizore është e rikuperueshme”, bëhet me dije në komunikimin me familjarin.

Gjendja shëndetësore e Skanës vijon të tërheqë vëmendjen pas incidentit të ndodhur gjatë protestës studentore në Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related