Mjeku kirurg Nikolla Nunka është pezulluar nga detyra pas denoncimit për ngacmim seksual të bërë nga një 21-vjeçare në Korçë.
Sipas BW, ndaj mjekut është marrë masa e pezullimit deri në sqarimin e plotë të ngjarjes dhe përfundimin e hetimeve nga organet kompetente.
Ndërkohë, të njëjtat burime konfirmojnë se e reja ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe është larguar nga spitali.
72-vjeçari u arrestua pas kallëzimit të bërë nga 21-vjeçarja, e cila ishte paraqitur në urgjencë për shkak të dhimbjeve të barkut dhe të vjellave. Pas ekzaminimeve mjekësore, vajza iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për apandesit.
Sipas dëshmisë së saj, kirurgu e ka ngacmuar seksualisht gjatë kontrolleve mjekësore, duke e prekur në pjesë intime me pretendimin e ekzaminimit.
Pas marrjes së kallëzimit nga policia e Policia e Korçës, u bë shoqërimi dhe më pas arrestimi i mjekut.
Pritet që në vijim Nikolla Nunka të dalë para gjykatës për masën e sigurisë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të çështjes vijojnë.

