Turistët me kamper zbulojnë Shqipërinë/ Vlora, surpriza e vizitorëve nga vendet europiane

Publikuar me datë:

Dëshira për të zbuluar sa më shumë ka bërë që shumë të huaj të udhëtojnë me kamper nëpër Shqipëri. Disa prej tyre janë vendosur në bregdetin e Vlorës ,

Qyteti i ka surprizuar. Vizitorët vijnë nga Austria, Gjermania, Zvicra dhe Holanda.

“Jam nga Austria. Më pëlqen natyra, njerëzit. Do të qëndrojmë deri nga qershori.”

“Jam nga Gjermania. Është hera e parë në Shqipëri. Do të qëndrojmë rreth 1 javë. Na pëlqen natyra. Është shumë këndshëm.”

 “Do të qëndrojmë dy javë në Vlorë, do të shkojmë në Shkodër e më pas në Mal të Zi.”

Jo vetëm deti, por edhe mali dhe mikpritja shqiptare mbeten arsye kryesore për t’u rikthyer në vendin tonë.

“Jam nga Zvicra. Është hera e dytë që vij. Kam qenë këtu tre vjet më parë. Kam ardhur një javë para. Ne bëjmë hiking. Më pëlqen ushqimi. Më pëlqen deti, por më shumë mali. Po kalojmë shumë mirë.”

“Jam nga Zvicra. Është hera ime e parë këtu. Është vend i bukur, me njerëz të këndshëm e ushqim të mirë.”

Vlora mbetet ndër destinacionet kryesore për shumë të huaj, numër i cili, sipas operatorëve turistikë, pritet të rritet ndjeshëm këtë sezon veror.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related