Tragjedi në Greqi/ 3 të rinj nga Fieri vdesin në aksident, dyshohet se po bënin gara

Publikuar me datë:

Tre të rinj nga Fieri kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur në një aksident tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Glyfada të Athinës.

Sipas raportimeve të mediave greke, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, në kryqëzimin e bulevardit Poseidonos me rrugën Kalypsous.

Automjeti me pesë të rinjtë brenda ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një hoteli.

Përplasja ka qenë fatale për tre prej tyre. Dy të rinjtë e tjerë, të dy 18 vjeç, kanë mbijetuar dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Njëri prej tyre raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Televizioni grek MEGA raporton se një nga pistat që po hetohet është ajo e një gare shpejtësie me një automjet tjetër.

Një tjetër dyshim i ngritur nga mediat greke është se të rinjtë mund të kenë qenë duke regjistruar një video për TikTok në momentin e aksidentit, madje nuk përjashtohet mundësia që kamera të ketë kapur edhe çastet e përplasjes.

Megjithatë, deri tani policia greke nuk ka gjetur prova që të vërtetojnë se në ngjarje ka qenë i përfshirë edhe një automjet tjetër.

Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe po marrin dëshmitë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen, me qëllim përcaktimin e saktë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aksidenti ku humbën jetën 3 të rinjtë nga Fieri/ Makina ishte me 150 km në orë, motori fluturoi 30 metra larg

Tre të rinj nga Fieri humbën jetën mbrëmë në një aksident tragjik në Athinë. Mediat greke kanë dhënë detaje për këtë ngjarje të rëndë, e cila po hetohet intensivisht nga autoritetet. Lexoni më poshtë raportimin e gazetës greke IN Tronditëse janë informacionet për aksidentin rrugor fatal me pesë të rinj në bord, kur automjeti u […]

Edhe sot protestë kundër vendimit të Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Organizata e Veteranëve të Luftës ka thirrur protestë gjithëpopullore...