Trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal, GJKKO çon për gjykim 5 të pandehur

Publikuar me datë:

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të dërgojë për gjykim pesë persona të akuzuar për vepra të rënda penale, përfshirë trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Vendimi u mor në seancën paraprake të datës 1 qershor 2026, nga gjyqtarja Olkeda Lice, pasi gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Të pandehurit që do të përballen me gjykimin janë Erjon Hoxhara, Eltjon Bregasi, Mariglen Shusha, Donial Drolli dhe Elton Hamza.

Sipas akuzës, ata dyshohen për “trafikim të narkotikëve”, “kultivim të bimëve narkotike”, “grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerje të veprave penale nga organizata kriminale”.

Gjykata urdhëroi që dosja e hetimeve dhe aktet e seancës paraprake të kalojnë për gjykim në themel.

Vendimi është i formës së prerë dhe nuk lejon ankim.

Çështja tashmë kalon për shqyrtim në gjykimin kryesor në GJKKO.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related