Thirrje administratës për pjesëmarrje masive në protestën e sotme: Të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ramës!

Publikuar me datë:

Një thirrje e fuqishme për mobilizim u publikua dje nga protestuesit, për t’u bashkuar sot në protestë. Pas 12 ditësh të vajtueshëm kundër qeverisë, qytetarët kërkuan një angazhim edhe më të madh për t’u përgjigjur provokimeve nga kryeministri.

Reagimi i menjëhershëm në shesh erdhi pas njoftimit të Edi Ramës për mbajtjen e një antimitingu në Sheshin “Italia”, në të njëjtën kohë me protestën.

Organizatorët dhe aktivistët po i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të drejtohen drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, për të shprehur forcën e tyre përballë asaj që ata e konsiderojnë “antimiting të Ramës me administratën”.

Kryefjala që po përhapej pas protestës ishte: “Nesër të jemi sa më shumë kundër antimitingut të Ramës me administratën e tij!”

Një vëmendje e veçantë është kushtuar punonjësve të administratës publike, për të cilët protestuesit pretenduan se po detyrohen të dalin në shesh për të mbrojtur pushtetin.

Protestuesit kërkojnë që punonjësit e shtetit të mos shfrytëzohen si mburojë politike, por të qëndrojnë përkrah qytetarëve që kërkojnë ndryshim.

Pjesëmarrja masive shihet si e vetmja mënyrë për të penguar përpjekjet e kryeministrit për të krijuar një imazh mbështetjeje përmes administratës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

3-vjeçari humbi jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital

Policia ka publikuar një njoftim zyrtar në lidhje me...

Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi, akuzohet për pastrim parash

Biznesmeni Ilir Shtufi është ndaluar këtë të premte në...

Diplomati Nesho: Shqipëria është ngritur kundër korrupsionit të Ramës

Diplomati Agim Nesho përmes një postimi në rrjetin social...