Hava Delibashi është thirrur në SPAK për tu marrë në pyetje.
Delibashi është në hetim për dosjen e AKSHI-t si ish nr.2 i këtij institucioni. Ajo do të pyetet si person nën hetim.
Mësohet se Hava Delibashi është pyetur edhe më herët kur ishte në detyrë.
Sipas burimeve jo zyrtare SPAK kërkon marrjen në pyetje pas fakteve të reja të zbuluara, denoncimit të Geron Meçes dhe deklarimeve të Daniel Shimës, ish-paraardhësi i Delibashit.
Kjo e fundit ka dhe seancën ne GJKKO, mbi kërkesën për ndryshim mase ditën e sotme me argumentin se arresti në shtëpi përbën problem për të, pasi është shtatzënë.

