Thethi, një prej destinacioneve më të frekuentuara turistike në veri të Shqipërisë, po përballet me probleme me menaxhimin e mbetjeve. Mbeturinat nuk janë pastruar prej rreth dy javësh, duke krijuar një situatë shqetësuese në këtë zonë turistike.
Pamjet e publikuara tregojnë mbetje të grumbulluara, të cilat dëmtojnë pastërtinë dhe imazhin e Thethit, që çdo vit tërheq vizitorë vendas dhe të huaj.
Denoncimi ngre pikëpyetje për mungesën e shërbimit të pastrimit dhe përgjegjësinë e Bashkisë Shkodër për mirëmbajtjen e një prej zonave më të rëndësishme të turizmit malor. Situata bie ndesh me përpjekjet për promovimin e Thethit si një destinacion turistik dhe pritjen e vizitorëve në kushte të përshtatshme.
Burimi Newspower.al

