Tepelenë/ 27-vjeçarit i shpërthen granata në dorë, dy të rinj në gjendje të rëndë

Publikuar me datë:

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Mamaj, pjesë e bashkisë Tepelenë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate.

Sipas informacioneve paraprake, një 27-vjeçar ka qenë në një kasolle ku dyshohet se mbaheshin granata, kur njëra prej tyre ka shpërthyer në dorën e tij.

Si pasojë, ai ka pësuar dëmtime shumë të rënda dhe dyshohet se ka humbur të dyja duart. I riu është transportuar fillimisht drejt spitalit dhe më pas është nisur me urgjencë për në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur edhe një tjetër i ri, rreth të 20-ave, i cili ka marrë dëmtime në kokë dhe në fytyrë.

Ai ndodhet aktualisht në gjendje të rënduar në spitalin e Gjirokastër, ndërsa pritet që edhe ai të transportohet drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Dyshohet se lënda shpërthyese ndodhej në kasollen ku ndodheshin të rinjtë në momentin e incidentit, ndërsa rrethanat e plota mbeten ende të paqarta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kroacia bllokon Malin e Zi. Veto për kapitullin e politikave të jashtme

Mali i Zi, së bashku me Shqipërinë, renditet ndër...

Itali/ Zbulohet laboratori i drogës, sekuestrohen 15 kg kokainë, arrestohen dy shqiptarë

Një laborator droge është zbuluar nga autoritetet italiane në...

Vllaznia rikthen në fokus François Dulysse, nisin kontaktet për mbrojtësin haitian

Vllaznia vijon lëvizjet në merkaton e verës për të...

Ndodh në Shkodër/ Turistët i futen në shtëpi humoristit Tan Brahimi

Dy turistë nga Anglia kanë hyrë pa autorizim në...