Gjatë një proteste pranë Kuvendit, janë regjistruar momente tensioni që sollën ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të policisë.
Dy persona nga grupi i protestuesve u shoqëruan nga efektivët, duke u larguar nga vendi ku po mbahej tubimi qytetar.
Shqoqërimi i tyre është dokumentuar në afërsi të Ministrisë së Brendshme. Pamjet që janë bërë publike tregojnë qartë ndërhyrjen e policisë dhe momentin kur dy protestuesit largohen nga zona e protestës.
Incidenti ndodhi pikërisht në kohën kur përpara Ministrisë vijonin thirrjet dhe demonstratat kundër qeverisë dhe përfaqësuesve të klasës politike.
Ende nuk janë bërë të ditura detaje të plota mbi arsyet që çuan në shoqërimin e këtyre dy personave, apo nëse do të merren masa të mëtejshme ndaj tyre.
Protesta e kësaj të hëne i përket ditës së 101-të të rezistencës qytetare, ndërkohë që tubime të ngjashme po zhvillohen edhe në pika të tjera të Tiranës.

