Temperatura deri në 37°C, parashikimi i motit për ditën e sotme

Publikuar me datë:

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin deri në orët e mesditës. Prej orëve mesditës e në vijim moti do jetë me alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Prej orëve të mesditës dhe pasdite priten reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa përgjatë relieveve malore të vendit shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Përgjatë Ultësirës Perëndimore do ketë reshje të dobëta shiu, duke përjashtuar vijën bregdetare.

Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...