Një oficer policie humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë gjatë një sulmi me armë zjarri në Filadelfian Perëndimore, SHBA.
Sipas informacioneve, incidenti ndodhi kur dy efektivë po përgjigjeshin ndaj një telefonate për një person të armatosur në zonë. Oficeri që u vra është identifikuar si Shane Sieber, 40 vjeç, baba i dy fëmijëve, me një dekadë shërbim në forcat e policisë.
Sieber u qëllua tri herë dhe, për shkak të plagëve të rënda, ndërroi jetë në spital. Ndërkohë, bashkëpunëtori i tij 33-vjeçar u plagos nga 12 plumba, iu nënshtrua një operacioni urgjent dhe aktualisht ndodhet në gjendje të qëndrueshme.
Siç raportojnë mediat amerikane, oficerët arritën në vendngjarje pas një sinjalizimi për një person që mbante armë.
Teksa iu afruan verandës së një banese, një individ shtiu mbi ta, duke shkaktuar plagosjen e të dyve.
Gjatë kërkimeve në zonë, policia arrestoi një punonjës të shërbimit të ujësjellësit të Filadelfias, i cili dyshohet se ka lidhje me rastin. Hetimet janë në vazhdim për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

