Të përfshirë në vrasje/ Prokurori i Barit: Grupet kriminale shqiptare kanë rol lidershipi në Itali

Publikuar me datë:

SPAK dhe Prokuroria e Barit goditën grupin e Igli Kamberit që vepronte në Shqipëri dhe në Itali, ku janë sekuestrua 1 mln euro, biznese dhe llogari bankare.

Në konferencën e përbashkët për shtyp nga Bari, një prej prokurorëve italianë antimafie në Bari deklaroi se ky grup ka kryer edhe vrasje, ndërkohë analizoi sjelljen e tyre si një mafie por që ka brenda edhe elementë familjarë dhe kulturorë shqiptar.

Sipas tij grupet shqiptare kriminale që operojnë jashtë territorit shqiptar kanë marrë një rol lidershipi dhe tashmë në Itali ka filluar procesi i delokalizimit të tyre.

Prokurori italian: Grupet kriminal operojnë përtej territorit shqiptar dhe kanë marrë rol lidershipi. Në kuadër të këtij roli lidershipi ka nisur procesi i delokalizimit të krimit shqiptar. Është fjala për një grupi të strukturar kriminal që operon në Shqipëri. Ky grup ka kryer vrasje në Itali. Kemi dhe këtu mafie, që lidhet me kodet e tyre edhe si sillen.

Edhe lidhje familjare edhe lidhje kriminale, besim, nder. Interesant në këtë hetim, që ai që akuzohet për këtë vrasje e justifikon këtë ekzekutim duke thënë sepse nuk është zbatuar rregullat e një kontrate por të një familjeje, kemi një transferim edhe çështje kulturore, tradita, marrëdhënie raporti i një lloj matrice mafioze dhe mënyra që pë4rdorin.

Këto të dhëna kanë të bëjnë me modernen, me njohur shumë të mira teknologjike, edhe investimet që bëjnë, me procese spekulative dhe transferojnë në Shqipëri fitimin e paligjshëm.

Ka pasur fillimisht edhe përfshirje të një prokurorie të një qyteti tjetër. Model sinergjik që bëmë së bashku dhe bëmë lidhjen si funksiononte dhe arritëm të kuptonim me këtë fenomen. Vetëm së bashku kuptojmë fenomenin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

2 marinarë të zhdukur pas sulmit me anije cisternë në Ngushticën e Hormuzit

Dy marinarë rezultojnë të zhdukur dhe 23 të tjerë...

“Bisedat në ChatGPT lexohen nga kontraktorë”, çfarë duhet të dini për mbrojtjen e privatësisë

Nëse e përdorni ChatGPT si një forum privat, terapist, partner kodimi apo si një hapësirë për të punuar me mendimet tuaja personale, mund të duhet të mendoheni dy herë para se të klikoni butonin “dërgo”. Një raport i “404 Media” zbulon se OpenAI punëson qindra kontraktorë njerëzorë për të lexuar, përmbledhur dhe kritikuar bisedat reale […]

Arabia Saudite zvogëlon eksportet e naftës në Evropë pas sulmit në tubacion

Arabia Saudite ka ndërprerë pjesërisht eksportet e naftës drejt...

Zjarr në Trush të Poshtëm, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme në një sipërfaqe toke në fshatin Trush i Poshtëm, në Bashkinë Vau Dejës. Flakët janë konstatuar nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për izolimin e vatrës. Pas ndërhyrjes, zjarri është vënë nën kontroll dhe […]