Takimi i Von der Leyen me Ramën në Kryeministri, Në rrjete sociale bëhet thirrje për protesta

Publikuar me datë:

Ardhja e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Tiranë pritet të shoqërohet me protesta, teksa kjo e fundit do të mbajë takim me kryeministrin Edi Rama në selinë e qeverisë shqiptare.

Në rrjetet sociale qarkullon thirrja për protestë në momentin kur Von der Leyen të ketë takim me Ramën, në orën 16:30 me ftesë të kryeministrit.

‘Kjo është një mundësi e rëndësishme për ta bërë zërin tonë të dëgjohet dhe për të tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare ndaj asaj që ka ndodhur në Shqipëri’, thuhet në thirrjen për protest të shpërndarë në rrjetet sociale.

Për këtë arsye, një grup protestuesish po organizon një marshim paqësor, me synimin për të pasur pjesëmarrje sa më të gjerë, ndërsa fillimisht ata do të mblidhemi në sheshin “3 vëllezërit Frashëri”, ku dhe do të nisen më pas drejt Kryeministrisë.

Përshëndetje,
Sot, në orën 16:30, pritet që Ursula von der Leyen të jetë e ftuar në Kryeministri. Kjo është një mundësi e rëndësishme për ta bërë zërin tonë të dëgjohet dhe për të tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare ndaj asaj që ka ndodhur në Shqipëri.

Për këtë arsye, një grup protestuesish po organizon një marshim paqësor, me synimin për të pasur pjesëmarrje sa më të gjerë. Do të mblidhemi në sheshin “3 vëllezërit Frashëri”, ngjitur me Bar West, në orën 16:00 dhe do të nisemi drejt Kryeministrisë në orën 16:20.
Nëse keni mundësi të merrni pjesë, prania juaj do të ishte shumë e vlefshme për kauzën tonë.
Ju lutemi, shpërndajeni këtë njoftim edhe në grupe të tjera që mund t’i bashkohen këtij aksioni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Arrestohet Prokurori i Përgjithshëm i Bolivisë për dyshime për pastrim parash dhe trafik droge

Prokurori i Përgjithshëm Bolivian, i sanksionuar nga SHBA-ja, Roger...

Droni rus godet një shkollë në Kiev, nxënësit shpëtojnë pa lëndime

Një dron rus që ra mbi një shkollë në Kiev të hënën në mëngjes shkaktoi një zjarr, por fatmirësisht nuk pati të lënduar pasi të gjithë nxënësit ndodheshin në strehimore në momentin e goditjes, njoftuan autoritetet ukrainase. Ekipet e shpëtimit vazhduan të kërkojnë mes rrënojave pranë ndërtesës së shkollës, dritaret e së cilës ishin shkatërruar […]

Aksidenti fatal në Larushk, 23-vjeçari egjiptian humb jetën pas përplasjes

Një aksident i rëndë është regjistruar në Larushk të...

ATP vijon “Ditën e Hapur”, Valdrin Pjetri pret qytetarët çdo të mërkurë

Qytetarët që kanë çështje të pazgjidhura mbi pronat mund të drejtohen çdo të mërkurë pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, ku zhvillohen takime të drejtpërdrejta me drejtuesin e institucionit, Valdrin Pjetri. “Dita e Hapur” është kthyer në një praktikë të përjavshme që prej 1 qershorit, pas marrjes së detyrës nga Pjetri. Gjatë takimeve, qytetarë nga […]