Sulmuesi kuqezi firmos me skuadrën e re, nënshkruan në Austri

Publikuar me datë:

Sulmuesi kuqezi, Giacomo Vrioni është zyrtarizuar si afrimi më i ri i Wolfsburger në Austri. Lajmi është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“RZ Pellets WAC njofton firmën me sulmuesi 27-vjeçar Xhakomo Vrioni. Futbollisti i lindur në Itali i bashkohet klubit nga skuadra e Serisë B, Çezena. Futbollisti i cili më parë ka luajtur me moshat e Italsië dhe më pas me Kombëtares shqiptare, ka lënë shenjën e tij në Bundesligën austriake. Në sezonin 2021-2022, futbollisti i huazuar asokohe nga Juventusi, luajti nën drejtimin e Tomas Silberberger tek ËSG Tirol dhe me 19 gola, ndau titullin e golashënuesit më të mirë me Karim Adejemin.

Pas dy etapave në MLS me Nju Inglënd (22 gola në 78 ndeshje) dhe CF Montreal (4 gola në 10 ndeshje), ai u kthye në Itali 6 muaj më parë për t’u bashkuar me Çezenën. Tani ai kthehet në Bundesligën austriake, ku lojtari 188 cm i gjatë ka firmosur një kontratë dyvjeçare me “ujqërit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Nis grumbullimi i qytetarëve tek sheshi Skënderbej, dita 16

Këtë të hënë, protestohet sërish kundër kryeministrit Edi Rama,...

Trump: Anijet me naftë kanë nisur lëvizjen në Ngushticën e Hormuzit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se...

Zgjohet nga koma legjenda e muzikës pas një muaji

Ka lajme pozitive lidhur me gjendjen shëndetësore të këngëtares...