Shkodra është shpallur një nga qytetet më të vlerësuara në rajon në ceremoninë prestigjioze “TEA Awards 2026”, duke rrëmbyer tre çmime të rëndësishme në fushën e turizmit, artit dhe aktiviteteve sportive.
Bashkia Shkodër mori vlerësimet:
“City of Sports & Adventures 2026”
“TEA’s Most Desirable Local Event 2026”
“TEA’s Most Desirable Art Fest 2026”
Keto çmime konfirmojnë rritjen e rolit të Shkodrës si një destinacion i rëndësishëm për turizmin, eventet kulturore dhe aktivitetet sportive, duke e kthyer qytetin në një pikë referimi gjithnjë e më të rëndësishme në Shqipëri dhe rajon.
Vlerësimet në “TEA Awards 2026” konsiderohen si një sukses i rëndësishëm për institucionet, bizneset dhe gjithë komunitetin, ndërsa Shkodra po konsolidohet çdo ditë e më shumë si një qytet që ndërthur turizmin, kulturën, sportin dhe traditën.Ky sukses vjen si rezultat i një pune të përbashkët në promovimin e qytetit dhe zhvillimin e aktiviteteve që kanë sjellë një rritje të vëmendjes kombëtare dhe ndërkombëtare ndaj Shkodrës.
Gjatë ceremonisë u ndanë 35 çmime kryesore për qytetet më aktive në turizëm, eventet më të kërkuara dhe atraksionet turistike më të klikuara, të cilat kanë kontribuar në promovimin e turizmit shqiptar përmes platformës digjitale TEA gjatë periudhës 2024–2026.

