Skandali miliardësh që gropos shëndetësinë, Kikia: Si po blihet shteti me ligj, ka pasoja të pakthyeshme

Publikuar me datë:

Një tjetër skandal me përmasa të frikshme financiare po kalon në heshtje përmes dyerve të qeverisë. Buxheti i shëndetësisë po i nënshtrohet një "masterplani" që synon centralizimin absolut të fondeve. Skema e re parashikon t’i heqë Ministrisë së Shëndetësisë procesin e tenderimit për blerjen e ilaçeve dhe pajisjeve spitalore, duke i kaluar këto kompetenca tërësisht në dorën e një shoqërie të vetme.

Sipas gazetarit Mentor Kikia që ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv, kjo lëvizje e kthen institucionin e ministrisë në një godinë të thjeshtë administrative, ndërsa i gjithë procesi i menaxhimit financiar izolohet.

Përqendrimi i buxheteve shëndetësore në një dorë të vetme cilësohet si një akt i paprecedentë, i cili rrezikon ta fusë shëndetësinë shqiptare në një humnerë të errët. Alarmi bëhet edhe më serioz për shkak se këto ndryshime po kalojnë me ligj dhe jo me vendime të thjeshta qeverie. Kjo do të thotë se pasojat mund të jenë të pakthyeshme; çdo qeveri e ardhshme që do të tentojë të zhbëjë këtë skemë monopoliste do të përballet menjëherë me arbitrazhe ndërkombëtare, faturat e kripura të të cilave do të rëndojnë drejtpërdrejt mbi xhepat e taksapaguesve shqiptarë.

Flavio Qarri: Ndërkohë Kikia, plani, masterplani i kryeministrit është që të jetë pronari jo vetëm metaforik i Shqipërisë, po efektiv edhe i buxheteve, se skema ajo që po aplikohet edhe në shëndetësi, çfarë na thotë?

Mentor Kikia: Çështja këtu besoj është shumë më serioze se sa dorëheqja e një ministri dhe unë nganjëherë kam shkruar që nëse kjo është arsyeja për t’u përmbushur nga një akt qytetarie apo politike, në një akt dobësie apo çfarëdo, zonja do të duhej të shpjegohej përse mori këtë veprim. Po ndërkohë kjo çështje është mbyllur, tashmë besoj se u sqarua publikisht që do t’i kushtohet shkencës dhe këtu pastaj edhe pritshmëritë e idealistëve siç mund të jem unë, mbyllen. Çështja e përqendrimit të buxheteve në një dorë, besoj që e fusin shëndetësinë shqiptare në një hulli të paprecedentë deri tani. Jo se deri tani tenderat s’kishin dëshmuar transparencë dhe kishin qenë efektivë, pasi korrupsioni kishte bërë që edhe procesi i tenderimit për blerjen e ilaçeve, pajisjeve spitalore e mjeteve të tjera të nevojshme në sistemin shëndetësor, kishin shkuar në tre-katër duar njerëzish që ose ishin në dijeni të ofertave të të tjerëve, ose thjesht fitonin me ofertën më të afërt me fondin limit. Por gjithsesi, nuk është faji i sistemit nëse ka korrupsion.

Pra nuk është faji i mekanizmit, por është faji i atyre që e menaxhojnë. Ndërsa përmbyllja dhe largimi i të gjithë procedurës së garës së tenderimit për blerjen e pajisjeve dhe mjeteve spitalore, është një akt i paprecedentë dhe nuk e di se cilit vend mund t’i jenë referuar për të krijuar një shoqëri e cila do të fusë në dorë të gjithë procesin e menaxhimit financiar të ilaçeve dhe pajisjeve spitalore duke i lënë Ministrisë së Shëndetësisë praktikisht vetëm administratën. Kjo besoj që do të duhet të marrë vëmendjen maksimale të opinionit, të opozitës politike dhe qytetare, të medias e kështu me radhë, sepse këto janë çështje që prodhohen me ligj. Dhe është e pamundur t’i korrigjosh. Edhe nëse nesër do të vijë një qeveri që do të ketë një tjetër qasje, shfuqizimi i këtyre praktikave do ta çojë shtetin shqiptar automatikisht në arbitrazhe ndërkombëtare dhe do të paguajë fatura të kripura financiare. Ndaj këto praktika bëhen me ligj. Pra çdo gjë që po ndodh sot, në këtë drejtim po ndodh përmes ligjit. Pra nuk janë vendime qeverie që bëhen sot e zhbëhen nesër, por janë me ligj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rama me tone të ashpra: KLP dhe KLGJ janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi

Kryeministri Edi Rama ka ashp[ërsuar retorikën për Këshillin e...

I vunë tritol, pronari i lokalit në Durrës i dënuar për vrasje

Qyteti i Durrësit u trondit mëngjesin e kësaj të...

Aksidenti tragjik në Shkodër/ 16-vjeçari humb jetën në përplasjen me motor, zbulohet identiteti i të riut

Identifikohet 16-vjeçari që humbi jetën në aksidentin me motor në Shkodër Është bërë i ditur identiteti i të miturit që humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur një ditë më parë në fshatin Golem të Shkodrës. Viktima është 16-vjeçari Emiglino Nikolla, i cili po udhëtonte me motor kur u përplas me një automjet. Si […]