“S’kam bërë asgjë të gabuar”, Nigel Farage jep dorëheqjen si deputet: Do të kandidoj sërish, qytetarët do të vendosin!

Publikuar me datë:

Nigel Farage, lideri i Reform UK, ka njoftuar tërheqjen e tij si deputet për Clacton, duke hapur rugën për një zgjedhje të pjesshme, në të cilën ai ka shprehur dëshirën për të rikandidojë. Farage e përshkroi votimin e ardhshëm si një përballje mes “popullit dhe establishmentit” dhe theksoi se dëshiron që qytetarët e Clacton të gjykojnë veprimet e tij.

Kjo lëvizje vjen ndërsa ai përballet me dy hetime nga Parlamenti për standardet e tij. Hetimi i parë është i lidhur me akuzat se nuk ka deklaruar përfitime në natyrë nga George Cottrell, një individ i dënuar më parë për krime, një vit para se të zgjidhej deputet në vitin 2024.

Hetimi i dytë merret me pretendimet se Farage nuk e ka raportuar një dhuratë prej 5 milionë paundësh nga miliarderi i kriptomonedhave, Christopher Harborne, i cili është me origjinë nga Tajlanda, gjithashtu para zgjedhjes së tij në Parlament.

Kur shpjegoi arsyet e dorëheqjes, Farage theksoi se dëshiron që votuesit të japin verdiktin e tyre.

“Kam vendosur që njerëzit e Clacton të jenë gjykatësit e veprimeve të mia. Këto do të jenë zgjedhje të pjesshme mes popullit dhe establishmentit”, kujtoi ai.

Ai shtoi se do të luftojë për të fituar dhe për të vazhduar, sipas tij, “revolucionin politik” që Reform UK e ka nisur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related