Situata e pazakontë që përfshin Brojën, trajneri nuk e sheh si dështim: Nuk e mendoj kështu, kishte mungesë qëndrueshmërie

Publikuar me datë:

Trajneri i Bërnlit, Skot Parker, nuk e sheh si një dështim merkaton që ka bërë klubi, pasi futbollistët e afruar nuk po bëjnë paraqitjet e pritshme prej tyre dhe skuadra po vuan për rezultatet duke qenë shumë pranë rënies nga Premier Liga.

Në ndeshjet e fundit në stol kanë qenë pjesa më e madhe e lojtarëve për të cilët është investuar në shifra të rëndësishme dhe ndaj Bornmuthit për shembull, në stol ishin lojtarë për të cilët ishin shpenzuar 90 milionë paund, mes të cilëve edhe Armando Broja. I pyetur nëse e cilësonte si dështim të merkatos, ai ka kundërshtuar këtë mendim.

“Nuk e mendoj kështu. Qartësisht që zgjidhen lojtarët në një moment të caktuar për atë që është më e mira në situatën aktuale. Siç e kam thënë më përpara, mendoj se për të gjithë në këtë vit, kishte mungesë qëndrueshmërie në nivele të caktuara të paraqitjes dhe mendoj se keni parë këtë.

Keni parë disa futbollistë të paraqiten shumë mirë dhe pastaj të pësojnë një rënie. Lojtarë të rinj vijnë në një ambient të ndryshëm, kulturë të ndryshme. Unë mundohem gjithmonë të zgjedh formacionin më të mirë që e shoh në stërvitje gjatë javës që të mundohet të na sigurojë një rezultat.

Ndaj ndërsa padyshim mund ta shohësh dhe thuash “a është një dështim në afrime?”, nuk mendoj se është ky rasti në fjalë. Në momente të caktuara kjo është një skuadër e fortë dhe qartësisht unë i bëj zgjedhjet në bazë të saj, duke pasur njohuri mbi situatën aktuale të futbollistëve”, shpjegoi Parker duke bërë të qartë se lojtarët që liheshin në stol, ishin atje pasi nuk ishin në formën më të mirë të mundshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Minatorët e Bulqizës bojkotojnë punën, kërkojnë zgjidhje për kontratat dhe pagat

Punëtorët e minierës së Bulqizës kanë bojkotuar punën këtë...

Rruga Milot–Balldren, reagon Kliti Hoti: Shembull i abuzimit me fondet publike

Deputeti Kliti Hoti ka rikthyer në vëmendje debatin mbi projektin e rrugës Milot–Balldren, të cilin ai e cilëson si një nga shembujt më problematikë të menaxhimit të fondeve publike në vend. Sipas Hotit, kjo vepër infrastrukturore mund të shërbejë si ilustrim në çdo trajnim apo leksion mbi abuzimin me fondet publike dhe mungesën e transparencës […]