Shtyhet seanca në GJKKO për Erion Veliajn

Publikuar me datë:

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) është zhvilluar seanca ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e cila është shoqëruar me mungesa të shumta të të pandehurve dhe përfaqësuesve të tyre ligjorë, si dhe me debate procedurale mes palëve.

Në sallë nuk është paraqitur Meriman Palushi, ndërsa për shoqërinë “Palushi sh.p.k.” është paraqitur vetëm avokati i saj.

Po ashtu, Sokol Kryeziu nuk ka qenë i pranishëm, ndërsa fletëthirrja është kthyer e panënshkruar, duke lënë mbrojtjen të përfaqësuar vetëm nga avokatët. Mungesa janë regjistruar edhe për disa subjekte të tjera. Për “Gerard A sh.p.k.” janë paraqitur përfaqësues ligjorë, ndërsa për “Fusha sh.p.k.” ka qenë i pranishëm avokati Uljan Bajrami.

Ndërkohë, Meriton Lika nuk është paraqitur në seancë dhe mungojnë edhe avokatët e tij. Për “Lan sh.p.k.” janë konstatuar mungesa të përfaqësuesve ligjorë, përfshirë edhe avokatët Maks Haxhia dhe Dritan Jahaj, ndërsa në sallë nuk kanë qenë të pranishëm përfaqësues për OJF “Qendra Harabel”, OJF “Byl-A” dhe OJF “Qendra Muza”, ku në disa raste kanë qenë vetëm avokatët mbrojtës.

Në seancë është paraqitur Valmir Xoxa, i përfaqësuar nga avokati i tij, ndërsa është bërë me dije se avokati Maks Haxhia ndodhet jashtë vendit për shkak të një takimi zyrtar. Po ashtu, mungon edhe avokati Dritan Jahaj, ndërsa për Xoxën është raportuar revokimi i një prej avokatëve të saj dhe caktimi i një përfaqësuesi të ri.
Nga ana e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) është kërkuar pezullimi i afateve të paraburgimit, me argumentin se mungesat e mbrojtjes ligjore po shkaktojnë shtyrje të procesit. Ndërkohë, mbrojtja e Erion Veliaj e ka kundërshtuar këtë kërkesë, duke theksuar se i pandehuri nuk është shkak për vonesat dhe se nuk ka arsye për pezullimin e afateve.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme vendosi ndërprerjen e seancës dhe caktimin e datës 10 qershor për vijimin e procesit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

2 marinarë të zhdukur pas sulmit me anije cisternë në Ngushticën e Hormuzit

Dy marinarë rezultojnë të zhdukur dhe 23 të tjerë...

“Bisedat në ChatGPT lexohen nga kontraktorë”, çfarë duhet të dini për mbrojtjen e privatësisë

Nëse e përdorni ChatGPT si një forum privat, terapist, partner kodimi apo si një hapësirë për të punuar me mendimet tuaja personale, mund të duhet të mendoheni dy herë para se të klikoni butonin “dërgo”. Një raport i “404 Media” zbulon se OpenAI punëson qindra kontraktorë njerëzorë për të lexuar, përmbledhur dhe kritikuar bisedat reale […]

Arabia Saudite zvogëlon eksportet e naftës në Evropë pas sulmit në tubacion

Arabia Saudite ka ndërprerë pjesërisht eksportet e naftës drejt...

Zjarr në Trush të Poshtëm, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme në një sipërfaqe toke në fshatin Trush i Poshtëm, në Bashkinë Vau Dejës. Flakët janë konstatuar nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për izolimin e vatrës. Pas ndërhyrjes, zjarri është vënë nën kontroll dhe […]