“Shtrim kabulli”, debat në GJKKO për dëshmitarët në gjyqin ndaj Kristjan Shkrelit…

Publikuar me datë:

Këtë të martë u mbajt seanca gjyqësore në GJKKO, në ngarkim të kryebashkiakut të Vau i Dejës, i cili është nën akuzë për korrupsion në zgjedhje. Dëshmitari A.L. konfirmoi se nuk e njeh kryebashkiakun dhe tregoi detyrat e tij si elektricist për linjat elektrike në fshatrat e Shkodrës.

Avokatja e Shkrelit, u shpreh se “deshmitari tela ka shtruar, ky proces po bëheq qesharak sepse kryebashkiaku nuk ka kryer asnjë krim, për sa kohë u ka ofruar mbështetje banorëve për nevojat e tyre, ndërsa investimi është kryer nga OSHEE.”

Por, SPAK kundërshtoi dëshmitarin A.L.

“Dëshmitari ka dhënë tjetër deklaratë gjatë hetimit paraprak”, u shpreh prokurori Dritan Prenci.

Një tjetër dëshmitar i punësuar si elektricist pranë OSHEE tregoi se mbulonte si elektricist disa fshatra.

SPAK: A jeni ju në dijeni për ndonjë remont të këtyre linjave në fshatin Stajkë? Në maj 2026 kanë qenë zgjedhjet, a mund ta lidhni nëse keni punuar para apo pas zgjedhjeve?

Dëshmitari: S’e mbaj mend hiç. Mua më çoi shefi im Jetmir Deda për të shtruar një kabull, tetori ka qenë fillimi i punës. Aty kishte edhe vendas dhe të OSHEE, kishte edhe elektricistë të tjerë.

SPAK: Ju çfarë pune do bënit?

Dëshmitari: Do shtrija kabull.

SPAK: Çfarë problematikash kishte kjo linjë?

Dëshmitari: Nuk e di, nuk kam dijeni.

Avokatët e kryebashkiakut: Kush ju urdhëroi juve të punoni për remont në fshatin Stajkë?

Dëshmitari: J.D.

Avokatja: Kjo është rutinë?

Dëshmitari: Po, po.

Avokatja: Kristjan Shkrelin a e njeh?

Dëshmitari: As e njoh, as kam folur me të.

Avokatja: Çfarë veprimesh keni bërë atë ditë?

Dëshmitari: Shtrim kabulli me këmba.

Avokatja: OSHEE rajoni Shkodër a disponon mjete të tilla me vinç, fadromë?

Dëshmitari: Nuk e di, në qendër kam parë si këto mjete.

Avokatja: Duke qenë se prokurori pyet a ka shtrirë apo jo kabllin, dhe ky proces u bë me shtrirje kablli, unë s’kam pyetje tjetër për dëshmitarin.

SPAK: Kërkoj kundërshtimin e pjesshëm të dëshmisë së dëshmitarit K.F. sepse ai ka deklaruar ndryshe gjatë hetimeve paraprake për mjete. Ja lë në çmim gjykatës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rama sulmon sërish protestuesit: Mendje të cekëta që po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj protestave të...

Pas shembjes së objektit gjatë aksionit të Bashkisë Shkodër, Cliché nis protestën e heshtur

Biznesi Cliché ka njoftuar se do të pezullojë aktivitetin...

Emri/ Aksident në aksin Rrëshen-Reps, makina përplas kalimtarin

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj...