Shpërthimi me tritol në Memaliaj/ Pronari i banesës: S’kam konflikt me askënd

Publikuar me datë:

Një shpërthim me tritol ka ndodhur sot rreth orës 00:10 në Memaliaj,  në e banesën e shtetasit Butjan Kapa, kryetari i njësisë administrative Qesarati.

Burime bëjnë me dije se 67-vjeçari Kapa ka pohuar se nuk ka konflikte me njeri, por nuk ka dashur të japë shumë detaje dhe ka patur mungesë bashkëpunimi me policinë.

Për fat të mirë nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, por pas ngjarjes, autorët kanë djegur makinën me të cilin lëviznin dhe janë larguar në këmbë.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Memaliaj / Informacion paraprak

Më datë 06.04.2026, rreth orës 00:10, në oborrin e banesës së shtetasit B. K., 67 vjeç, në fshatin Toç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Autori/autorët, gjatë largimit, në aksin rrugor “Krahës–Memaliaj”, në afërsi të fshatit Qesarat, dyshohet se kanë djegur automjetin me të cilin lëviznin dhe më pas janë larguar në këmbë.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për lokalizimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon intensivisht veprimet hetimore për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve”, – thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Artemis II kthehet në Tokë, momenti kur 4 astronautët ulen në oqean!

Ka përfunduar me sukses misioni i shumëpritur Artemis II,...

Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës

Pika kufitare e Morinës gjatë 24 orëve të fundit...

Kunati vret me armë zjarri kunatin në Nikël, reagon policia (EMRAT)

Një rast i rëndë raportohet të ketë ndodhur në...

Të shtëna me armë në Fushë-Krujë, një i vdekur/ EMRI

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në Nikël të Fushë-Krujës. Raportohet se nga të shtënat me armë zjarri ka humbur jetën një person, shtetasi Artur Çangu. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që Çangu kishte pasur me shtetasin Eduart Ahmataj. Ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri dhe e ka […]