“Shoferëve do t’u hiqet patenta përgjithmonë…”! Zbardhen amendamentet e PS për ndryshimet në Kodin Rrugor

Publikuar me datë:

Partia Socialiste ka propozuar një paketë të re ndryshimesh në Kodin Rrugor, që synon forcimin e sigurisë në rrugë dhe uljen e aksidenteve, përmes ashpërsimit të rregullave dhe penaliteteve për shkeljet.

Sipas draftit të propozuar nga socialistët Ulsi Manja dhe Erion Braçe, parashikohet ashpërsim maksimal për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Në rastet kur një drejtues kapet me mbi 0.5 g/l alkool në gjak dhe është përsëritës i një shkeljeje të mëparshme për drejtim nën ndikimin e alkoolit, i hiqet patenta përgjithmonë.

Sipas propozimeve, drejtimi i automjetit pa patentë do të sjellë ndalimin e pajisjes me leje drejtimi për një periudhë 1-vjeçare.

Për personat e mitur që nuk kanë marrë ende patentë, parashikohet që leja e drejtimit të mund të merret vetëm dy vite pas plotësimit të moshës së lejuar, duke e çuar praktikisht në 20 vjeç moshën e pajisjes për herë të parë me patentë.

Gjithashtu, për drejtuesit në vitin e parë të patentës, propozohet tolerancë zero për alkoolin gjatë drejtimit të automjetit.

Në lidhje me kufizimet e shpejtësisë, parashikohet që në autostrada shpejtësia maksimale të jetë 90 km/h, ndërsa në rrugët e tjera jashtë qendrave të banuara 80 km/h. Shkelja e këtyre kufijve do të ndëshkohet me gjobë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë, pezullim patente për 1 muaj dhe heqje pikësh sipas rregullave në fuqi.

Për shoferët e rinj, deri në 2 vite nga pajisja me patentë, propozohet që të mos lejohet drejtimi i automjetit në orarin 24:00–06:00 pa praninë e një drejtuesi tjetër me të paktën 3 vite eksperiencë.

Nëse gjatë vitit të parë nuk kryhen shkelje, kufizimet për këtë kategori drejtuesish hiqen automatikisht. Ndërsa në rast të dy shkeljeve gjatë periudhës së provës, ajo zgjatet edhe me një vit tjetër, duke rikthyer kufizimet.

Ndryshimet përfshijnë gjithashtu ndalimin e përdorimit të celularit për drejtuesit e biçikletave dhe motorëve elektrikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...