Shkrumbohet automjeti pranë tunelit të Skërficës

Publikuar me datë:

Një automjet është djegur në orët e para të së enjtes në rrugën Delvinë – Kardhiq.

Automjeti tip Man me targë AA 084 SL me drejtues Leonard Budlla është djeguar aksidentalisht në ecje.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të tunelit të Skërficës, pikërisht tek rruga që të çon në fshatin Senicë, bashkia Delvinë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse dhe ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Ndërkohë në vend kanë shkuar edhe shërbimet e policisë së Delvinës ku sipas tyre zjarri dyshohet të ketë ardhur nga ndonjë defekt teknik në mjet. Nga zjarri pati vetëm dëme materiale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...