Kreu i PD-së në Kurbin, Edmond Shkoza, ngre shqetësimin për gjendjen e rënduar të rrugës që lidh pesë fshatra të zonës me pjesën tjetër të bashkisë. Sipas tij, Skuraj, Gallata, Vinjalli, Malbardha e Epërme dhe Gërrnaci po përballen me mungesën e investimeve, duke vënë në pikëpyetje vëmendjen e pushtetit vendor ndaj këtyre komuniteteve.
Përmes një reagimi në Facebook, Shkoza i kërkon Bashkisë Kurbin të marrë masa për përmirësimin e infrastrukturës, duke theksuar se banorët nuk kërkojnë kushte luksoze, por rrugë të kalueshme dhe trajtim dinji
toz.

