SHKODRA PREZANTON “KARTËN E STUDENTIT”

Publikuar me datë:

Bashkia Shkodër zhvilloi ceremoninë e shpërndarjes së “Kartës së Studentit Shkodër”, një nismë që synon të krijojë më shumë mundësi, mbështetje dhe perspektivë për studentët që studiojnë dhe jetojnë në qytet. Në këtë fazë të parë u shpërndanë 520 karta për studentët e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Në fjalën e tij, Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, theksoi se kjo kartë nuk është thjesht një dokument identifikimi, por një platformë moderne digjitale që lidh studentët me universitetin, qytetin, bizneset dhe shërbimet e përditshme. Ndërkohë, Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Tonin Gjuraj, u shpreh se ky është një premtim i mbajtur për studentët dhe universitetin.
Përmes kësaj platforme, studentët do të kenë kartën e tyre digjitale në telefon, QR personal për verifikim, si dhe akses në zbritje dhe përfitime në transport, shërbime shëndetësore, farmaci, bare, restorante, librari, kurse profesionale, teknologji, aktivitete kulturore e sportive dhe shumë shërbime të tjera lokale.
Vetë studentët u shprehën se kjo është një nismë e shumëpritur, e cila do të ndikojë drejtpërdrejt në jetën e tyre të përditshme dhe në lehtësimin e kostove studentore.
Kjo nismë synon jo vetëm të lehtësojë kostot e jetesës studentore, por edhe të forcojë lidhjen e të rinjve me jetën ekonomike, sociale dhe kulturore të qytetit.
“Karta e Studentit Shkodër” është një mesazh i qartë se Bashkia Shkodër beson tek të rinjtë dhe synon ta bëjë qytetin më modern, inovativ dhe më të orientuar drejt rinisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pulsi i Demokracisë: Sa të gatshëm janë për protesta “Gen Z” në Ballkanin Perëndimor

Regjimet autoritare mbeten një problem shqetësues për demokracitë në...

Hakmarrje pasi denoncuan parcelat me drogë? Dhunohet çifti në Fushë Arrëz

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Arst,...

Mirsad Basha: Teatri Migjeni është zhytur në heshtje, Teliti dhe Beci ta rikthejnë të pavarur

Aktivisti Mirsad Basha ka kritikuar drejtuesit e Bashkisë Shkodër,...

Aksident në autostradën Fier-Lushnjë, dy persona përfundojnë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në...