Shkodra në “alarm” për trafikun veror, Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake me plan të përbashkët masash

Publikuar me datë:

Rritja e numrit të automjeteve në Shkodër, për shkak të kthimit të emigrantëve dhe shtimit të turistëve gjatë muajve të verës, ka nxjerrë në pah nevojën për një menaxhim më të organizuar të trafikut rrugor në qytet.

Për të përballuar këtë situatë, Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit kanë hartuar dhe zbatojnë një plan të përbashkët masash, duke synuar të ulin ngarkesën në segmentet dhe rrugët kryesore të qytetit.

Forcat përkatëse janë të pranishme në terren, ku ndjekin nga afër zhvillimet, marrin masa për ndërhyrje të menjëhershme dhe punojnë për të siguruar rrjedhje të rregullt e të sigurt të lëvizjes për qytetarët, shoferët dhe vizitorët.

Autoritetet i kërkojnë qytetarëve dhe drejtuesve të makinave të tregojnë mirëkuptim, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e punonjësve të policisë, si dhe të bashkëpunojnë përgjatë kësaj periudhe me fluks të lartë, në mënyrë që sezonit t’i dilet me sukses nga të gjithë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Valëviti flamurin “Autochthon”, 19-vjeçarja shqiptare del para gjykatës në Mal të Zi

Valevitja e një flamuri shqiptar me simbole kombëtare në...

Grabitje e armatosur në një argjendari në Paskuqan! Dy autorët arratisen me motor

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar në zonën...

Bahçalleku, mes punimeve dhe radhëve të gjata të automjeteve

Megjithëse fluksi i lëvizjeve në zonën e Bahçallëkut është...