Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar punimet që po zhvillohen për rikonstruksionin e shkollës “Tring Smajli” në Grudë, Njësia Administrative Rrethina.
Ndërhyrja parashikon përmirësimin e ambienteve të shkollës dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe stafin pedagogjik.
Krahas rikonstruksionit të godinës, pjesë e investimit është edhe ndërtimi i një këndi të ri sportiv. Hapësira e re do të jetë në shërbim jo vetëm të nxënësve, por edhe të komunitetit të zonës, duke krijuar mundësi për zhvillimin e aktiviteteve sportive…..sinkron
Punimet në shkollën “Tring Smajli” janë pjesë e investimeve që po realizohen për përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe sportive në territorin e Bashkisë Shkodër.

