Shkodër/ Vlerësohen fituesit e Festivalit “Libri të ban të lirë”

Publikuar me datë:

Në Shkodër është zhvilluar Festivali “Libri të ban të lirë”, një aktivitet kushtuar promovimit të leximit, librit dhe kulturës. Gjatë ceremonisë së organizuar në ambientet e Famullisë “Zoja e Shkodrës”, janë shpallur dhe vlerësuar disa nga fituesit e këtij edicioni.

Mes emrave të nderuar janë shkrimtarët dhe studiuesit Luçia Zorba, Romeo Gurakuqi dhe Ridvan Dibra, të cilët u vlerësuan për kontributin e tyre në fushën e letërsisë dhe kulturës.

Organizatorët theksuan rëndësinë e nxitjes së kulturës së leximit dhe mbështetjes së autorëve shqiptarë, ndërsa festivali mblodhi së bashku krijues, studiues dhe dashamirës të librit.

“Libri të ban të lirë” po konsolidohet si një nga aktivitetet më të rëndësishme kulturore në Shkodër, duke promovuar vlerat e dijes, mendimit kritik dhe krijimtarisë letrare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related