Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, që nga viti 2010 e deri në gusht të vitit 2026, të paktën 62 gra kanë humbur jetën si pasojë e vrasjeve të kryera nga anëtarët e familjes.
Të dhënat e prezantuara në grafik i referohen kësaj periudhe 16-vjeçare, duke nxjerrë në pah se vrasjet e grave brenda familjes mbeten një shqetësim i vazhdueshëm në vend.
Vitete me më shumë raste u shënuan në 2018-n dhe 2020-n, kur numri i grave të vrara arriti në 7 për secilin vit.
Gjatë vitit 2010, autoritetet regjistruan 6 raste të tilla, ndërsa në 2011 u shënuan 5. Ndërmjet viteve 2012 dhe 2017, numri i viktimave varionte nga një deri në tre çdo vit.
Pas valës së shtatë vrasjeve më 2018, në vitin pasardhës u raportuan pesë raste. Më 2020, numri u kthye sërish në 7 gra të vrara.
Në vitet në vijim, statistikat janë si më poshtë:
2021 – 3 gra të vrara
2022 – 4 gra
2023 – 4 gra
2024 – 3 gra
2025 – 1 grua
2026 – 3 gra, deri në gusht

