Sherri për borxh, arrestohet autori i plagosjes me thikë të 23-vjeçarit në Korçë

Publikuar me datë:

Policia e Korçës ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme (31 maj) Edmond Firajn, autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të një 23 vjeçari, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në fshatin Moravë.

I riu mbeti i plagosur në bark, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, grupi hetimor identifikoi autorin dhe nisi kërkimet për kapjen e tij. Burime bëjnë me dije se Firaj u lokalizua një ditë pas ngjarjes dhe në momentin e arrestimit ndodhej në gjendje të dehur.

Për këtë arsye, ai u transportua fillimisht në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë.

Lidhur me ngjarjen, 23 vjeçari ka deklaruar se autori i kishte një shumë parash borxh. Sipas tij, ai kishte shkuar në fshatin Moravë për t’i kërkuar kthimin e parave, por debati mes tyre ka degraduar në konflikt fizik dhe më pas në përdorimin e thikës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pse i kemi çmimet kaq të shtrenjta? TVSH e ushqimeve, ndër më të lartat në Europë

Qeveria po kërkon ta frenojë shtrenjtimin e ushqimeve përmes...

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon

Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Shtator 2026, zbuloni shenjat më me fat

Dashi Edhe pse java po shkon drejt fundit, kjo nuk...