Rrethimi i Kryeministrisë nga protestuesit, Rama fshihet sërish pas “algoritmit”: Histeri me gjysmë të vërteta

Publikuar me datë:

Pavarësisht se qindra mijëra qytetarë rrethuan mbrëmë Kryeministrinë dhe kërkuan largimin e tij, kryeministri Edi Rama vazhdon të gjejë shpjegimin te “algoritmi”, duke refuzuar të përballet me realitetin e pakënaqësisë së madhe qytetare që po shprehet në rrugë.

Duke folur sot në podcastin e tij “Flasim” Rama ashtu si edhe dje zgjodhi t’i etiketojë sërish protestuesit  si viktima të “histerisë së algoritmit” dhe të “gjysmë të vërtetave”.

Ndër të tjera, ai u shpreh se jo vetëm qytetarët që mblidhen prej 20 ditësh përpara zyrës së tij, por edhe një planet i tërë të ngrihet në protestë, askush nuk mund të bëjë PS të ndihet fajtore dhe nuk mund t’ia imponojnë të bëhet pjesë e algoritmit.

“Ka vetëm iluzione dhe shtrembërime faktesh e asgjë të vërtetë. Algoritmi bën punën e vet dhe ka vetëm algoritëm në atë protestë, asgjë tjetër. Algoritmi shpjegon atë që trondit dhe jo atë që shpjegon. Janë gjysmë të vërteta, që përhapen shumë shpejt.

Ka nga ata që mendojnë se po mbrojnë Zvërnecin, flamingot, se po mbrojnë Shqipërinë në këtë protestë, por se ndërkohë mbrojnë disa njerëz, që kanë të tjera interesa.

Bëj thirrje ndaj protestuesve që të verifikojnë faktet. Më vjen keq për ata që shkojnë vërtetë në protestë për natyrën, por bien pre e histerisë së algoritmit”,

Projekti për Zvërnecin absolutisht nuk do të ndalet, sepse është zhvillim ekonomik për vendin. Ai projekt duhet menduar vetëm si të bëhet akoma më perfekt. Për këtë po mund të bisedohet, që të ndihmojmë së bashku Shqipërinë dhe zhvillimin e vendit”, tha ai ndër të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ditmir Bushati kundër Ramës: Protestat nuk janë algoritme, por revoltë qytetare

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për protestën...

Shkodra Summer Cup 2026 ul siparin/ 55 skuadra nga 4 shtete, emocione dhe spektakël në edicionin e 9-të

Shkodra Summer Cup 2026Edicioni i nentëShkodra Sport Event përmbyll...

Maratona 10-vjeçare e betonit; Kronika e një pastrimi të paralajmëruar

Kur në vitin 2016, e gjithë vëmendja ishte në...