Rezultatet e javës së 35-të të Superiores dhe renditja, Dinamo plotëson ‘Final Four’

Publikuar me datë:

Është mbyllur java e 35-të e “Abissnet Superiore”, ku të gjitha ndeshjet u luajtën pasditën e sotme në orën 16:00.

Egnatia triumfoi 2-0 ndaj Partizanit, duke i nxjerrë  përfundimisht të kuqtë nga gara për “Final Four”.

Një fitore minimale, por shumë e rëndësishme, arriti edhe Tirana që mposhti 1-0 Vllazninë në “Selman Stërmasi”.

Në Ballsh, Bylisi mori një fitore me peshë 2-1 ndaj kryesuesve të AF Elbasanit.

Ndërkohë, Dinamo City dhe Vora ndanë pikët në një barazim 2-2.

Blutë e Dinamos siguruan matematikisht pjesëmarrjen në “Final Four”.

Në Vlorë, përballja direkte mes Flamurtarit dhe Teutës u mbyll në barazim 1-1.

Pas javës së 35-të, AF Elbasani kryeson me 62 pikë, i ndjekur nga Vllaznia me 60 pikë dhe Egnatia me 57 pikë.

Në vendin e katërt renditet Dinamo City me 49 pikë, ndërsa Partizani mbetet në ndjekje me 45 pikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ardit Çylybyli: Puna për zgjedhjet vendore të 2027-ës sapo ka nisur, synojmë fitoren në Shkodër

Kryetari i Partisë Demokratike, dega Shkodër, Ardit Çylybyli, ka...

Rama: “Duan të nxisin përçarje. Nëse nuk do ishte emri i Kushner te Zëvrneci nuk do merrte këto përmasa”

Gjatë një interviste në podcastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama...

Patos/ 45 vjeçari humb jetën pas rënies nga shtylla e energjisë elektrike

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Margëlliç të...

Rama: Më kanë rrahur dy herë në jetë, njëra ishte në ’97

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer dy episode të jetës...