Revolta Studentore hyn në ditën e gjashtë, Tirana pritet të pushtohet nga marshimi i nxënësve, studentëve dhe qytetarëve

Publikuar me datë:

Revolta Studentore hyn sot në ditën e gjashtë. Rreth orës 12:00, nxënës, studentë dhe qytetarë të shumtë pritet të marshojnë në rrugët e Tiranës për të realizuar kërkesën e tyre: dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës.

Prej pesë ditësh, revolta vijon pa u ndalur, ndërsa policia dhe shteti janë përballur me protestuesit me brutalitet dhe agresivitet joproporcional e të jashtëligjshëm.

Shkelja e Konventës së OKB-së për përdorimin e plumbave të gomës, përdorimi masiv i gazit lotsjellës dhe arrestimi me dhunë i të miturve nën 15 vjeç janë ndër shkeljet më të rënda të denoncuara në lidhje me veprimet e policisë.

Kjo e diel pritet të jetë sërish një ditë e tensionuar, pasi edhe Edi Rama, për të disatën ditë radhazi, e nis ditën me provokime të rënda ndaj rinisë shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related