Reshje shiu në disa qarqe, temperaturat deri në 34°C! Ja parashikimi i motit për sot

Publikuar me datë:

Kjo e hënë, 6 korrik, do të karakterizohet nga mot kryesisht i qëndrueshëm në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në disa zona priten reshje të dobëta shiu.

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, reshje të dobëta priten në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet Dibër, Lezhë, Elbasan, Berat, Korçë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë lokale dhe me intensitet të dobët.

Në qarqet e tjera nuk parashikohen reshje.

Temperaturat do të mbeten tipike për stinën e verës.

Në zonat bregdetare ato do të luhaten nga 20 deri në 31°C, në vendet e ulëta nga 19 deri në 34°C, ndërsa në zonat malore nga 12 deri në 27°C.

Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar, por herë pas here në zonat malore dhe përgjatë bregdetit pritet të forcohet, duke arritur intensitet të fortë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

E rëndë në Greqi, 41-vjeçari përdhunohet nga gjashtë burra, filmohet dhe hidhet në det

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Selanik të Greqisë, ku një 41-vjeçar nga Pakistani pretendon se është dhunuar seksualisht nga gjashtë bashkatdhetarë, të cilët dyshohet se kanë filmuar abuzimin dhe më pas e kanë hedhur në ujërat e Gjirit të Thermaikos. Sipas dëshmisë së viktimës, ngjarja ka ndodhur në orët e para të së […]