Rekord temperaturash! I nxehti ekstrem në Spanjë, mbi 5 mijë viktima

Publikuar me datë:

Më shumë se 5 mijë persona kanë humbur jetën në Spanjë si pasojë e temperaturave të larta gjatë muajve të verës, duke shënuar një rekord për periudhën qershor-gusht që nga viti 2015, kur nisën të mblidhen këto të dhëna.

Sipas Institutit Shëndetësor Carlos III, gjatë kësaj periudhe u regjistruan 5,111 vdekje të lidhura me të nxehtin. Prej tyre, 937 vdekje u atribuuan temperaturave të larta në qershor, 2,025 në korrik dhe 2,149 në gusht. Shifra e këtij viti tejkalon rekordin e mëparshëm, të vendosur në vitin 2022, kur gjatë të njëjtës periudhë u regjistruan 4,652 vdekje të lidhura me të nxehtin. Në vitin 2025, numri ishte 3,651, ndërsa në vitin 2024 rreth 1,977.

Të dhënat bazohen në sistemin spanjoll MoMo, i cili monitoron çdo ditë vdekshmërinë dhe krahason numrin e vdekjeve të regjistruara me atë që pritet sipas të dhënave historike. Në përllogaritje merren parasysh edhe temperaturat e raportuara nga shërbimi meteorologjik spanjoll Aemet. Spanja ka përjetuar këtë vit një verë veçanërisht të nxehtë, me disa valë të njëpasnjëshme temperaturash ekstreme. Korriku 2026 ishte ndër muajt më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë në vend, ndërsa Aemet e cilësoi atë edhe si korrikun më të thatë që prej fillimit të regjistrimeve në vitin 1961.

Shërbimi meteorologjik ka paralajmëruar se edhe shtatori mund të nisë me temperatura shumë mbi normalen, në disa zona deri në më shumë se 10 gradë Celsius mbi vlerat tipike për këtë periudhë. Ekspertët e lidhin rritjen e shpeshtësisë dhe intensitetit të valëve të të nxehtit me ndryshimet klimatike, ndërsa Spanja është ndër vendet evropiane më të ekspozuara ndaj temperaturave ekstreme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Brigjet e Matit mbushen me mbetje, denoncim për landfill të paligjshëm në Pllanë

Pllanë, Lezhë – Një situatë shqetësuese mjedisore është denoncuar...

Edi Rama me Nelson Hysën dhe Zef Gjonin: “Luftojmë veç për fitore”

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale...